Tashmë “The Voice Kids” është rikthyer në një prej programeve më të preferuar të shqiptarëve. Edicioni i 3-të ka ardhur me shumë surpriza këtë vit nga moderimi e deri tek anëtarët e jurisë.
Këtë vit kurioziteti është i madh për faktin se “The Voice Kids” do të prezantohet nga Dojna Mema , por sigurisht edhe anëtarja e re e jurisë këngëtarja e njohur Arilena Ara e cila shfaqet për herë të parë në këtë rol.
Promoja e veçantë me datën e nisjes së transmetimit është publikuar sot dhe nga 18 janari në ekranin e Top Channel ne jemi gjithë sy e vesh të ndjekim “The Voice Kids.