“Në Top Channel, e ku tjetër?” – do thoshte dikush e me të drejtë sepse si Arbana ashtu edhe Ledioni nuk kanë provuar asnjëherë të largohen nga ‘shtëpia’ e tyre mediatike. Kjo sepse të dy moderatorët janë edhe më të preferuarit si në publik ashtu edhe brenda televizionit çka është edhe arsyeja kryesore se pse priten me padurim programet e tyre.
Kemi parë në rrjete sociale që Arbana të postojë shpesh nga xhirimet për ‘Dua të të bëj të lumtur’ ndërkohë që edhe Ledioni poston promo për emisionin e tij ‘The Voice kids’.
E dinim qysh herët se programi i Arbanës do të niste sezonin tjetër, më specifikisht në shkurt, atëherë kur nis edhe sezoni i ri. Por për ‘The Voice kids’ nuk kishim një ide të qartë. Gjërat janë qartësuar sepse vetëm para pak minutash Ledioni ka shkruar se emisionin do të mund ta shohim në janar çka na bën të kuptojmë se ‘The Voice Kids’ i është rezervuar sezonit të ardhshëm.
Me të nisur sezoni i ri, Ledioni dhe Arbana do të jenë njëkohësisht në transmetim në ekranin e Top Channel dhe siç e ka dashur tradita besojmë se Ledioni do të jetë të premten në mbrëmje ndërsa Arbana të shtunën, duke zënë kështu vendin e Luana Vjollcës me ‘Shiko kush Luan’. /Blitz.al/