Siç dhe e dini pasi e keni parë në rrjete sociale, Ledion Liço dhe stafi i “The Voice Kids” kanë nisur punën për edicionin e radhës pas suksesit që ky i fundit pati kudo.
Një nga konkurrentet më të veçanta të këtij viti e që padyshim vodhi zemrën e publikut jo vetëm me zërin por dhe me historinë e saj ishte pikërisht Danjela, e cila vinte nga Kukësi në Tiranë për të realizuar ëndrrën e saj duke u larguar sadopak nga jetesa në fshat të cilën ndryshe nga sa mendonim, ajo e çmonte pa masë.
Danjela ishte në skuadrën e Miriam Canit dhe përgjatë puntatave të emisionit e kuptuam se skuadra e Miriamit ishte mjaft e lidhur dhe krijuan mjaft miqësi të mira me njëri tjetrin, kjo falë edhe ëmbëlsisë së Miriamit e cila kishte gjithnjë tendencën për t’i mbajtur më afër konkurrentët e saj.
Ndonëse “Voice Kids” ka mbaruar, Miriam ka marrë një dhuratë mjaft speciale nga Danjela. Në një kartolinë të bërë vetë, ajo i shkruan: “Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjtihmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për të gjithë skuadrën” – ka përfunduar ajo ndërkohë që Miriam e ka falenderuar publikisht për surprizën e bukur. /Blitz.al/