Ditën e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “The Voice Kids” një program ky që do na shoqërojë për javë të tëra.
Këtë vit anëtarët e jurisë do të jenë Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër dhe Renis Gjoka.
Dje trajnerët u kanë thënë “po” shumë vogëlushëve që performuan por edhe kanë refuzuar disa të tjerë. Një moment, Renisi pasi një vogëlush nuk e kaloi dot fazën e audicioneve , rrëfeu se edhe ai dikur është refuzuar nga një juri e madhe si ajo e “Ethet e së premtes” por kjo nuk e ndali që të vazhdonte të merrej me muzikë e madje edhe që sot të bëhej vetë një anëtar jurie.
“Nuk më pranuan, madje Fred Kaçinari as sot nuk e di që unë kam konkurruar. Askush nuk e dinte. As Aleksandri, nuk e di“,-ka treguar Renisi./Blitz.al/