Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të dytë të “The Voice Kids”. Ky ka qenë një nga programet më të mira që ka moderuar Ledion Liço. Mjafton të shihje vetëm një puntatë të këtij show dhe kuptoje se Ledioni ishte tërësisht në habitatin e tij ndaj pa frikë mund ta quajmë programin më të mirë që mund të ketë drejtuar ndonjëherë Ledioni.
Fjalia e fundit që moderatori tha mbrëmjen e djeshme (përveç sloganit të tij “Natën e mirë dhe paçi fat”) ishte se puna e tij në këtë program i dedikohej tërësisht dy personave më të rëndësishëm të jetës së tij.
“Punën time personale ja dedikoj Sarës dhe tim biri”, ka thënë ai.
Përkushtimi i Ledionit në “The Voice Kids” ka qenë maksimal. Përagtitjet për këtë format filluan muaj para se të trasmetohej puntata e parë dhe ën 14 netë të premtesh, ledioni ka dhënë shumë nga vetja duke treguar jo vetëm aftësitë e tij si moderator por edhe vetë Ledionin si njeri. Sara dhe London Noor nga ana tjetër e kanë ndjekur Ledionin të premten nga ekrani i Top Channel. Mund të themi se ata kanë qenë dy nga fansat e tij dhe ndjekësit besnikë të programit./Blitz.al/