Kejsi Tola

Vocal Coach

Kejsi Tola është një figurë shumë e dashur dhe e njohur në fushën e muzikës. Ka nisur daljet e saj në skenë që në moshë fare të re, për t’u bërë e njohur për publikun e gjerë në një talent show në vitin 2008, në të cilin doli edhe fituese. Në karrierrën e saj ka rrëmbyer një sërë çmimesh të rëndësishme në festivalet dhe programet muzikore ku ka marrë pjesë.

Koleksioni i çmimeve të fituara për Kejsin ka nisur që në fëmijëri, me festivalin e fëmijëve për të vijuar me konkurset që do të konsolidonin karrierrën dhe emrin e saj në muzikën shqiptare. Çmimi i parë në Festivalin e Këngës në RTSH i hapi rrugën drejt ‘Eurovision 2009’, ku ajo përfaqësoi vendin tonë me këngën ‘Carry me in your dreams’. Me këtë përfaqësim Kejsi arriti të hynte në finale të Eurovision-it. Ka dalë me çmime në çdo pjesëmarrje të saj në festivalin ‘Kënga Magjike’. Në vitin 2012 ajo paraqitet në festivalin prestigjioz ‘Top Fest 9’ me këngën ‘Atje’ ku arrin deri në gjysmëfinale. Kejsi Tola, që nga dalja e saj e parë në skenë ka patur një sukses të vazhdueshëm dhe këngët e saj janë kthyer shumë shpejt në hite.

Kejsi i bashkohet stafit të ‘The Voice Kids’ për herë të dytë, duke ofruar eksperiencën dhe formimin e saj muzikor.