Orkestra e The Voice


“The Voice…” nuk do të mund të jetë gara më e mirë mes talenteve, nëse ata nuk do t’i shoqërojnë më të mirët – artistë të mirënjohur e instrumentistë virtuozë – orkestra e “The Voice (Kids) Albania”!
Falë profesionalizmit të tyre kjo garë arrin të nxjerrë më të mirën e talenteve, duke u perfeksionuar me orkestrën që në Audicionet e Fshehura. Ata janë disa prej instrumentistëve më të mirë në Shqipëri, me një eksperiencë prej mëse dy dekadash.

Aty pasqyrohet puna e përditshme e njerëzve profesionistë, atyre që dinë saktësisht se çfarë do të bëjnë dhe japin maksimumin që kandidatët e “The Voice” të këndojnë rigorozisht LIVE.