Krahas trajnerëve që kanë bërë një punë të palodhur me konkurrentët përgjatë gjithë këtij edicioni të “The Voice Kids”, ato që i kanë ndjekur hap pas hapi gjatë provave duke i mësuar dhe ndihmuar vokalisht janë edhe Vocal-Coach-ët.
Të ftuara në këtë Epilog, Kamela Islamaj e skuadrës Miriam dhe Kejsi Tola, V-Coach e skuadrës Gjoka, na kanë treguar më shumë mbi punën e tyre me fëmijët, momentet e vështira si edhe ato më argëtuese që të gjithë presin me padurim t’i mësojnë.
Dy këngëtaret zbuluan se ky edicion do tu mungojë shumë. Edhe pse kjo është eksperienca e tyre e dytë si Vocal-Coach të fëmijëve, ato unanimisht janë dakort se “The Voice Kids 3” ishte më i veçanti dhe janë disi të trishta që i gjithë rrugëtimi përfundoi.
Ajo çfarë do të mbajnë mend gjatë janë momentet në prapaskenë me konkurrentët të cilët edhe pse gjithmonë ishin të pushtuar nga emocionet e skenës, krijonin situata argëtuese duke i bërë të gjithë vinin buzën në gaz.