Pasionet e fëmijëve janë të pafundme, ashtu si dhe energjia e tyre. Gabrieli erdhi në skenën e ‘The Voice Kids’ ndryshe nga fëmijët e tjerë konkurrues. Një nga aktivitetet më të pëlqyera të Gabrielit janë angazhimi në rrjetet sociale. Të ndajë me të tjerët shumë pasione dhe talente të tijat.
Për të, pasqyrimi i jetës, aktiviteteve, mendimeve, pasioneve të tij në rrjetet sociale është shumë i rëndësishëm, pasi mendon se kështu do të mund të rritet edhe më shumë si një figurë artistike. Për këtë arsye ai kishte vendosur që dhe aventura e tij në Audicionet e Fshehura të ‘The Voice Kids’ të mos ngelej pa u dokumentuar për t’u ndarë në një moment të dytë me ndjekësit e tij. Për këtë arsye ai përdori një selfie stick për të regjistruar gjithçka. Edhe trajneren Eneda Tarifa e kemi parë gjatë këtyre netëve të përdorë të njëjtin mjet për të ruajtur kujtime nga ky spektakël.
Kur karriget janë kthyer dhe ajo ka parë Gabrielin natyrshëm i ka thënë atij se dhe ajo e përdor dhe e ka aty. Ata janë matchy-matchy.