Në ditën e fundit të vitit, ‘The Voice Kids’ do të publikojë ‘premtimin’ për 2018-ën nëpërmjet spotit që lajmëron fillimin e këtij show. Një premtim për një program si asnjëherë më parë. Një parathënie e asaj që do të jetë ky spektakël i shumëpritur, në një video që do t’u bëjë të ëndërroni.

Kjo është dhurata që ‘The Voice Kids’ ka rezervuar për publikun që e ndjek, në këtë fundvit, si një ogur të mirë për vitin që po troket. Zbuloni pak nga magjia e sezonit të ardhshëm, sonte në mbrëmje në orën 21:30.