Ajla, Klea dhe Jasmina H. hapën natën e dytë të Betejave. Vajzat e skuadrës së trajneres Eneda Tarifa u shprehën shumë të lumtura për këngën që trajnerja kishte zgjedhur për to. Ato u përballën në ring me këngën ‘Can’t feel my face’.
Vajzat e përvetësuan këngën që në provën e parë, duke e lënë trajneren të mahnitur. Këshillat e trajneres për vajzat ishin jo vetëm në lidhje me të kënduarit por dhe të interpretuarit, të shoqërimit të këngës me lëvizje. Trajnerja Miriam Cani pas performancës së këngës tha se vajzat transmetuan një lirshmëri për t’u admiruar. Renis Gjoka sugjeroi që vajzat do të bënin mirë të bënin një grup muzikor, pasi midis tyre ka shumë kimi.
Vendimi final i përkiste trajneres Tarifa, e cila u shpreh që kjo ishte një nga treshet më të mira të skuadrës së saj, por ajo zgjodhi Klean për të vazhduar më tej garën.