Të premten, në Top Channel ka nisur ‘The Voice Kids’. Trajnerët kanë kthyer karriget për të mirëpritur talentet e para në skuadrat e tyre, por gara ka nisur shumë më parë në rrjetet sociale. Shumë fanpage janë hapur në mbështetje të ‘The Voice Kids’ apo trajnerëve dhe prej kohësh ka nisur gara midis mbështetësve të skuadrave.
Kryeson Skuadra Gjoka me 384 thurje #skuadragjoka, e ndjekur nga #skuadramiriam me 154 thurje dhe së fundmi #skuadraeneda me numrin më të vogël të thurjeve, konkretisht 47 të tilla. Ndërkohë që #skuadragjoka mban vendin e parë me numrin më të lartë të postimeve, mbështetësit e trajneres Miriam Cani kanë numrin më të madh të komenteve.
Përfshirja e publikut ka qenë intensive dhe interaktive duke komentuar spektaklin dhe konkurrentët në kohë reale të premten në darkë nëpërmjet rrjeteve sociale. Spektakli sapo ka nisur dhe në javët në vazhdim do të shohim nëse raportet do të ndryshojnë.