Ditën e premte u transmetua episodi i parë i ‘The Voice Kids’ në ekranin e Top Channel. Por performancat e fëmijëve nuk u ndoqën vetëm nëpërmjet ekranit, por edhe në rrjetet sociale dhe në platformat online si YouTube.

Videoja me shikueshmërinë më të lartë në kanalin zyrtar të ‘The Voice Kids’ në Youtube deri tani është ajo e performancës së Sindit, e cila pasohet nga video e performancës së Denisit dhe ajo e Samuelit. Më poshtë po ju listojmë në bazë të klikimeve të deritanishme performancat e natës së parë të Audicioneve të Fshehura.

Sindi – 16.988 klikime

Denisi -14.495 klikime

Samueli – 14.181 klikime

Daorsa – 12.090 klikime
Klea – 10.905 klikime
Desila – 10.735 klikime
Anja – 8.873 klikime
Alisa – 8.548 klikime
Tea – 5.253 klikime
Bjorni – 4.626 klikime
Arseldi – 4.120 klikime
Luisida – 3.971

Duke parë  të dhënat e mësipërme shohim se shpirti i garës ka nisur. Rrjetet sociale janë një mjet i mirë marketingu dhe këtë e vërteton rasti i Sindit, e cila ka përdorur mënyrat që këto rrjete ofrojnë për të shpërndarë këngën e saj.