Skuadra Gjoka venosi përballë njëra-tjetrës Enxhin, Sidorelën dhe Tean. Ata zgjodhën këngën “Dangerous”, për të cilën konkurrentet u treguan shumë të lumtura.
Performanca e tyre u karakterizua nga energjia që sollën në skenë. Sipas trajneres Miriam Cani vajzat arritën të tregojnë talentin e tyre si në këndimin solo të këngës ashtu dhe në pjesët ku këndonin së bashku. Gjithashtu, Aleksandër Gjoka, tha se ndihej shumë i lumtur që këngën arritën ta sillnin në atë mënyrë perfekte.
Kombinimi i të tre zërave rezultoi një zgjedhje shumë e mirë. Megjithatë, trajnerët zgjodhën të vazhdojnë garën me Enxhin.