Skuadra Gjoka nisi Betejat në natën e tyre finale me një treshe dinamike, të cilat sollën shumë ritëm në skenën e ‘The Voice Kids’. Sajana Sindi dhe Luisida u përballën me njëra-tjetrën me këngën ‘Are we all we are’ që përfshiu të gjithë trajnerët, të cilët nuk mundën të mos reagonin duke kërcyer.

Vajzat morën komplimenta nga trajneret Miriam Cani dhe Eneda Tarifa, por mbi të gjitha nga trajnerët e tyre të cilët u shprehën shumë të kënaqur me progresin e vajzave. Fituesja e Betejës u zgjodh Sindi, e cila vazhdon kështu aventurën e saj duke kaluar në fazën më emocionuese të spektaklit, atë të Netëve Live.