Përgjatë gjithë këtij sezoni të “The Voice Kids” rrjetet tona sociale janë shndërruar në mjetin e parë të komunikimit me fansat dhe ndjekësit e rregullt të këtij spektakli.
Askush nuk ka ngurruar të komentojë, të bëjë ‘like’, të dërgojë mesazhe ku tregohet mbështetja për skuadrën e zemrës. Në rrjetin tonë soical Instagram ekzistojnë edhe 3 komunitete nëpërmjet ‘Hashtags’ që janë krijuar për të gjithë ju që dëshironi të mbështesni në maksimun skuadrën tuaj të preferuar.
Në cdo postim të “The Voice Kids” si edhe në postimet e fansave në profilet e tyre gjenden qindra të tilla si; #skuadramiriam, #skuadragjoka, #skuadraarilena.
Deri tani #skuadramiriam ka 3789 postime, #skuadragjoka 993 ndërsa #skuadraarilena 458. Duke filluar nga ky moment edhe sa të tilla mund të krijojmë deri në natën e fundit të spektaklit?