Në natën finale të Betejave të ‘The Voice Kids’, nga Skuadra Eneda u ngjit në skenë treshja e fundit. Alisa, Eixhner dhe Zhaklina kënduan Rockaby.
Trajnerja Miriam Cani komentoi se vajzat ishin shumë të sigurta dhe vetëbesuese. Ajo e cilësoi si një nga performacat më me stil të Skuadrës Eneda. Një stil autentik që u duartrokit dhe nga Skuadra Gjoka. Trajnerja e tyre, Eneda Tarifa, tha se vajzat e kanë bërë krenare. Ato kanë arritur shumë mirë të performojnë në skenë si profesioniste të vërteta dhe duket se e kanë shijuar skenën.
Megjithëse të treja vajzat e zotëruan këngën duke e bërë të tyren dhe duke e transmetuar në një mënyrë të përkryer tek publiku, trajnera edhe pse me një diferencë fare të vogël me dy artistet e tjera, do të vinte Eixhnerin si fituese të Betejës.