Miriam Cani në mbrëmjen e dytë të Audicioneve të Fshehura mori në skuadrën e saj tre fëmijë, edhe pse butonin e kuq e shtypi gjashtë herë.
E para që zgjodhi Miriamin edhe pse të treja karriget u kthyen për të ishte Danjela. Vajza nga Kukësi që ëndërron të bëhet një mjeke në të ardhmen, solli shumë emocione në skenën e ‘The Voice Kids’. Trajnerja e nisi natën me ndjesitë më të mira. Një zë i fuqishëm që iu bashkua skuadrës së Miriamit ishte ai i Stinës. Vajza nga Prishtina vjen në ‘The Voice Kids’, e cila vjen e vendosur për të fituar dhe për të shkuar drejt objektivit të saj, zgjodhi Miriamin si trajnere. Konkurrentja e fundit që Miriami zgjodhi të kishte në skuadrën e saj ishte Alisia. Ajo erdhi në ‘The Voice Kids’ për të përmbushur jo vetëm një ëndërr të sajën, por dhe të familjes së saj. Për të përfunduar diçka që nëna e saj nuk pati mundësinë të bënte sa qe në jetë. Alisia me një zë të ëmbël arriti të bënte Miriamin të shtypte butonin për të.
Tashmë Miriami ka 7 konkurrentë në skuadrën e saj.