Nata e tretë e ‘The Voice Kids’ i dhuroi Miriam Canit dy talente të reja për të vazhduar kështu skuadrën e saj.

Konkurretja e parë e Miriamit në këtë episod, ishte dhe konkurrentja që hapi spektaklin, Sibora. Sibora përveç perrformancës së saj në këngë dhuroi dhe një moment të këndshëm në skenë duke improvizuar një sfilatë në të cilën përfshiu të dyja trajneret, Enedën dhe Miriamin. Vogëlushja që ka pasion muzikën dhe modën, do të shkojë kështu në fazën pasardhëse me Miriam Canin si trajneren e saj. Konkurrentja e dytë që zgjodhi Miriamin si trajneren e saj, pavarësisht se për të u shtyp butoni edhe nga skuadra Gjoka, ishte Erma.

Skuadra e Miriamit numëron kështu 9 konkurrentë.