Trajnerja Eneda Tarifa, shtoi në skuadrën e saj artistë të rinj.

Mejba ishte e para që zgjodhi Skuadrën Eneda për të vazhduar ëndrrën e saj në muzikë. Një vajzë shumë e talentuar, e cila e bëri trajneren tejet të lumtur që e zgjodhi, pavarësisht se dhe trajnerët e tjerë e kërkuan në skuadrat e tyre. Molosi, djaloshi nga Prishtina performoi në skenën e ‘The Voice Kids’, duke kënduar dhe i rënë njëkohësisht kitarrës së tij. Trajnerja shtypi butonin për të, duke i dhënë mundësinë të vijojë konkurrimin në fazën pasardhëse që janë Betejat. Kristel me performancën e saj bëri të emocionohej trajnerja, e cila shtypi butonin e kuq edhe për të. E fundit që u ngjit në skenë natën e pestë të spektaklit ishte Jasmina H.

Të gjithë trajnerët mbetën të mahnitur nga performanca e saj dhe nuk hezituan për të kthyer karriget. Jasmina H. zgjedh skuadrën Eneda për të vazhduar aventurën e saj në ‘The Voice Kids’.