Ata ishin ‘çamarrokët’ që guxuan të sfidojnë trajnerët e këtij edicioni të ‘The Voice Kids’ Miriamin, Enedën dhe Aleksandër e Renis Gjokën dhe jo vetëm ata, por edhe prezantuesin e spektaklit, Ledion Liçon, të cilin e lidhën keqas në spotin që lajmëronte fillimin e Netëve Live.

Ne publikuam një sondazh në Insta Story, në faqen zyrtare të ‘The Voice Kids’ nëpërmjet të cilit iu kërkua ndjekësve të programit të votonin për trajnerët e tyre të preferuar.

Midis trajnerëve të vegjël dhe trajnerëve të mëdhenj nga votat e ndjekësve rezultoi se trajnerët e preferuar të tyre ishin trajnerët e mëdhenj, të cilët e fituan sfidën me 64% kundrejt të vegjëlve me 36% të votave.