Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më mira shqiptare. Ajo ka një karrierrë të pasur artistike, me pjesëmarrje në evente muzikore të rëndësishme, çmime të fituara dhe shumë hite përgjatë viteve. E megjithatë, ajo mendon se i mungon diçka.
Pas performancës së Molosit, i cili u bë një nga konkurrentët që iu bashkua Skuadrës së Enedës, trajnerja u shpreh se ajo ka dashur gjithmonë të mësojë një vegël muzikore dhe fakti që nuk e ka bërë kurrë është pishmani i saj më i madh. Molosi performoi këngën “Najher” dhe njëkohësisht e shoqëroi interpretimin e tij me kitarrë. Trajnerja i kërkoi atij që t’i mësonte dhe t’i bjerë kitarrës, tani që ai u bë pjesë e skuadrës së saj.