Dy është më mirë se një. Sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë. Ky edicion i ‘The Voice Kids’ ka qenë një spektakël për t’u shijuar në familje, dhe jo vetëm nëpërmjet ekranit. Janë bërë pjesë e ‘The Voice Kids’ motra dhe vëllezër, të cilët dhe kur nuk kanë ndarë skenën, si në rastin e Majdës dhe Kleas apo të njëjtin pasion si Eriku dhe Erika, kanë qenë mbështetësit kryesor në prapaskenë. Së fundmi, në faqen zyrtare të ‘The Voice Kids’ në Instagram është postuar një sondazh ku është pyetur se cili është çifti i preferuar i binjakëve që kanë marrë pjesë në ‘The Voice Kids’. Përfshirja në komente ka qenë e menjëhershme dhe e shumtë. Renditja sipas votimeve nëpërmjet komenteve është si vijon:
Vendi i parë: Leon dhe Kaon
Vendi i dytë: Erik dhe Erika
Vendi i tretë: Majda dhe Klea
Vendi i katërt: Mejba dhe Rauda