Një nga treshet më interesante të natës së dytë të Betejave ishte nga Skuadra Gjoka. Frensi, Shpëtimi dhe Petrina sollën në skenën e ‘The Voice Kids’ këngën ‘All of you’ duke krijuar një atmosferë magjike që i përfshiu të gjithë.
Trajnerja Miriam Cani u shpreh se interpretimi ishte fantastik. Të njëjtën gjë përsëriti dhe trajnerja Eneda Tarifa, e cila tha se e kishte shijuar pothuajse si të kishte qenë në një koncert të John Legend. Dhe sipas trajnerëve Gjoka, të tre meritonin të kalonin këtë fazë, falë interpretimit të tyre të mrekullueshëm. Natyra e këngës ishte e ndryshme nga të gjitha këngët që u interpretuan në ringun e Betejave gjatë kësaj nate.
Kjo betejë vendosi përballë njëri-tjetrit konkurrentët me nota të qeta. Në fund, trajnerëve iu desh të zgjidhnin artistin që do të vazhdonte garën në Netët Live dhe kjo zgjedhje ishte Frensi.