Denis ishte është i vetmi djalë i skuadrës së Enedës që arriti të shkonte në Netët Live. Ai u paraqit në Audicionet e Fshehura me këngën ‘Applause’ duke arritur të bëjë trajneren Eneda të shihte tek ai një potencial që e renditi në radhën e konkurrentëve të skuadrës së saj.

Trajnerja Eneda rikonfirmoi besimin tek Denisi duke e shpallur atë fitues të Betejës përballë Megit dhe Niseas.

Kënga që ai këndoi në Netët Live ishte Sus, nga Rona Nishliu. Një interpretim dinjitoz i kësaj kënge të vështirë që rrëmbeu duartrokitjet e publikut.