Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e madhe e “The Voice Kids” një nga spektaklet më të rëndësishëm dhe të bukur të këtij sezoni në Top Channel.
Pas 14 javësh në trasmetim finalja ka nxjerrë vetëm një fitues. Zëri më i mirë për fëmijë është shpallur Denisi pjesë e skuadrës së Miriam Canit. Shumë prej konkurrentëve kishin ekperimentuar në finale me materialet e tyre por vetëm 3 prej tyre u përballën kokë më kokë. Treshja e fundit e përbërë nga Frensi, Rita dhe Denisi u përballën me emocione të mëdha derisa Ledioni, moderatori i spektaklit brohotiti me të madhe emrin e të preferuart të publikut: Denisi!
The Voice Kids nuk ishte vetëm një program për fëmijë por edhe një produksion i qepur si një kostum i personalizuar për Ledion Liçon. Aq mirë i ka ndejtur ky program Ledionit sa mund të themi se këtë sezon ka bërë paraqitjen e tij më të mirë në kaq vite karrierë televizive.
“The Voice Kids” rikthehu gjithashtu në skenë edhe 4 trajnerët e këtij edicioni të cilët janë personazhet që janë argëtuar më shumë por edhe e kanë ndjerë shpeshherë veten në vështirësi ku u ëhstë dashur të marrin vendime mbi largimin e fëmijëve. Padiskutim Top Channel sapo mbylli siparin e një produksioni që pati impakt pozitiv tek publiku dhe trasmetoi emocione të forta./Blitz.al/