Për Enedën ka qenë shumë e vështirë që të zgjedhë dy mes gjashtë artistëve të saj të vegjël që ajo ka trajnuar prej kaq shumë kohësh.
E pavarësisht dilemës së jashtëzakonshme, Eneda ka zgjedhur Ritën dhe Denisin që të shpëtojë nga televotimi për të vijuar garën më tej.
Dyshja Rita-Denis ndezën edhe skenën pak minuta më parë, teksa kënduan në duet ‘Ti dhe unë’.