‘Voice Kids’ pritet të fillojë shumë shpejt, ndërsa kohëve të fundit, jemi njoftuar se ka ndryshime.

Eneda Tarifa ishte e para e cila njoftoi se do të largohej nga ky edicion duke lënë bosh karrigen e trajneres.  Këngëtarja tha se ka impenjime të vazhdueshme të cilat nuk i japin mundësinë të përqëndrohet maksimalisht.

Por, së fundmi mësohet se kush do t’i zërë vendin. Vetë Voice Kids në faqen zyrtare e ka bërë të ditur këtë lajm.  Arilena Ara është këngëtarja e cila do të jetë pjesë e këngëtarëve (trajnerëve) të Voice Kids, pranë Miriamit dhe dyshes Renis dhe Aleksandër Gjoka. Këta të fundit nuk kanë deklaruar se nuk do të largohen, duke konfirmuar  pjesëmarrjen e tyre zyrtarisht.

Dhe Arilena e ka publikuar këtë lajm në profilin e saj, teksa shprehet se është tejet e lumtur dhe e vlerësuar.

Kujtojmë gjithashtu që në drejtim të Voice Kids nuk do të jetë Ledion Liço, pasi kohët e fundit, vetë Voice Kids njoftoi se do të moderojë Dojna Mema, e cila aktualisht drejton Pop Culture