Ndërkohë që ‘The Voice Kids’ ka nisur udhëtimin e tij çdo të premte me Audicionet e Fshehura dhe publiku njihet çdo javë me talentet e reja, nata finale duket gjithmonë dhe më e prekshme. Kupa që do të ngrejë fituesi i ‘The Voice Kids’ është gati.
Kupa prej ari, e përgatitur me mjeshtëri nga ‘Pirro Artistic Jewlery’ është gati për të motivuar fëmijët për të dhënë më të mirën e tyre. Arti cilësor i fëmijëve meriton padyshim simbolin e ‘The Voice’ të punuar nga artistët më të mirë.
Fëmijët pjesëmarrës në ‘The Voice Kids’ , megjithëse të vegjël në moshë kanë një histori të pasur suksesesh dhe trofesh të fituar në konkurse të ndryshme muzikore. Tani ata janë në garë për të fituar trofeun më të lakmuar të momentit, atë të ‘The Voice Kids Albania’!