Nuk ka rëndësi nëse keni aplikuar online ose jo gjatë këtyre muajve, të gjithë të interesuarit prej moshës 6 deri në 14 vjeç mund të vijnë të provojnë zërin e tyre, duke u paraqitur në audicion në një nga datat dhe vendet që ne kemi publikuar:
9 Shtator 2017 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00
12 Shtator 2017 – Audicioni i Vlorës, Pallati i Kulturës, ora 13:00
15 Shtator 2017 – Audicioni i Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00
19 Shtator 2017 – Audicioni i Korçës, Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00
22 Shtator 2017 – Audicioni i Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00
Për të gjithë ata që e kanë të pamundur ardhjen në datat më sipër, mundësia e fundit për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’ është më:
14 Tetor 2017 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00
#voicekidsalbania