Ledion Liço është prezantuesi historik i ‘The Voice’ në Shqipëri. Për 8 vite ai ka prezantuar këtë spektakël, i cili ka bërë për vete publikun shqiptar.
Ky është një nga emisionet e tij më të dashura, e megjithatë në puntatën që do të transmetohet sonte në darkë, ai pohon se ky është ‘The Voice’ i fundit për të. Nuk do të prezantoj më ‘The Voice’ dhe veçanërisht ‘The Voice Kids’, deklaron Ledioni në ringun e Betejave.
Sonte në mbrëmje do të njohim arsyen e vërtetë të këtij vendimi të marrë nga ai.