Betejat e ‘The Voice Kids’ fillojnë sonte. Publiku po pret me padurim të zbulojë se çdo të ndodhë gjatë spektaklit të së premtes mbrëma. Trajnerja Miriam Cani, gjatë episodit që do të transmetohet në orën 21:00, rrëfen se ky sezon i ‘The Voice’ për të është sezoni më i vështirë që ka bërë ndonjëherë, ndryshe nga sa e kishte menduar në momentin që i është propozuar të jetë pjesë e këtij spektakli.
Mos humbisni Betejat sonte në darkë, në Top Channel, për të zbuluar arsyen që e ka bërë trajneren të bëjë këtë rrëfim.