Një atmosferë ekzaltuese dhe plot ngjyra. Emocionet dhe energjia pozitive kanë pushtuar të gjithë duke nisur këtë aventurë në mënyrën më të mirë të mundshme. Instalacioni i vendosur në hyrje duket se i thërret fëmijët të bëjnë fotot me logon e spektaklit të tyre të preferuar.
Në fund ata do të kenë si kujtim edhe zanafillën e këtij rrugëtimi. Të gjitha ambientet e Top Channel janë kthyer në një set fotografie.
Talentet e reja jo vetëm do të shfaqin potencialin e tyre në të kënduar, por mesa duket kanë si qëllim edhe të argëtohen.