‘The Voice Kids’ prej disa ditësh po publikon në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale datat që janë planifikuar për të zhvilluar audicionet në Tiranë, në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe në Prishtinë. Njoftoni cilin mendoni se mund të jetë i interesuar, në mënyrë që gjithëkush që ka talent të jetë në dijeni të datave që kemi publikuar.
9 Shtator 2017 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00
12 Shtator 2017 – Audicioni i Vlorës, Pallati i Kulturës, ora 13:00
15 Shtator 2017 – Audicioni i Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00
19 Shtator 2017 – Audicioni i Korçës, Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00
22 Shtator 2017 – Audicioni i Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00
Për të gjithë ata që e kanë të pamundur ardhjen në datat më sipër, mundësia e fundit për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’ është më:
14 Tetor 2017 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00
Ju mirëpresim!