Trajnerja Eneda Tarifa humbet ‘betejën’ e parë në ‘The Voice Kids’. Ajo shtypi butonin e kuq për të kthyer karrigen e saj për 6 konkurrentë dhe vetëm dy prej tyre iu bashkuan skuadrës së saj, duke qenë trajnerja me më pak fëmijë në skuadër. Jemi të gjithë kureshtarë për të zbuluar nëse raporti do të ndryshojë në javët në vijim.
Konkurrentja e parë ishte Klea, për të cilën u kthyen të gjithë trajnerët. Vajza nga Dibra e Madhe, megjithëse me një karakter të vendosur e pati të vështirë për të zgjedhur pas motivacioneve të trajnerëve për ta bindur të zgjidhte skuadrën e tyre. Por përgjigjia e saj ishte e qartë, ajo zgjodhi me shumë bindje Eneda Tarifën si trajneren e saj. Konkurrrentja e dytë që iu bashkua skuadrës së saj ishte Alisa. Me një zë që bëri për vete jo vetëm trajneren, por dhe Aleksandër dhe Renis Gjokën. Zgjedhja e Alisës ishte e saktë, pa asnjë hezitim. Ajo do të vazhdojë garën me Enedën si trajneren e saj.