Të punosh me fëmijët duket se është një gjë shpeshherë e vështirë, por edhe e bukur. Aq e bukur sa trajnerët tanë përfshihen emocionalisht pa mundur t’i rezistojnë ëmbësisë dhe çiltërsisë së fëmijëve.
Kështu ndodhi gjatë episodit të fundit me Eneda Tarifën, e cila pas performancës së Erikës, e influencuar nga ëmbëlsia e vogëlushes është shprehur se i pëqejnë shumë fëmijët, duke nxitur në këtë mënyrë Aleksandër Gjokën t’i sugjeronte të bënte një tjetër fëmijë.
Trajnerja duke qeshur është përgjigjur se do ta bëjë, por tani nuk ka kohë, sepse është e angazhuar me ‘The Voice Kids’.