Emocionet e një gare të fortë, momentet argëtuese, lot gëzimi e trishtimi si edhe situatat më të papritura do të zbulohen në kapitullin e fundit, atë të Epilogut.
Trajnerët, V-Coach dhe artistët e vegjël do të rrëfejnë gjithçka ka ndodhur përgjatë të gjithë rrugëtimit të edicionit të tretë të këtij talent-show duke filluar që nga Audicionet e deri tek Finalja e madhe.
“The Voice Kids” ka edhe një surprizë të fundit për ju, në mënyrë që ky spektakël të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.
A jeni gati të mësoni sekretet e “The Voice Kids”, pjesët më të bukura të tij para dhe pas kuintave?! Mos humbisni Epilogun, takimi ynë i fundit është të premten në orën 21:00 në Top Channel.