Pak ditë pas lançimit të videoklipit zyrtar të ‘Mall’, me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision, Eugent Bushpepa rikthehet në ‘The Voice’, por këtë herë jo si Vocal Coach, por për të ‘tundur’ skenën me zërin e tij.
Eugent Bushpepa është cilësuar si një ndër artistët shqiptarë më të mirë të muzikës ‘live’ dhe zëri i tij potent nuk mund t’i mungonte një skene si ajo e ‘The Voice Kids’.
Vitin e kaluar ai ishte asistent trajner i skuadrës së Besës në sezonin e 6-të të ‘The Voice of Albania’, ndërsa këtë vit është ngjitur vetë në skenë për të performuar këngën ‘Mall’ që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europian, ku vlen për t’u përmendur se në sondazhet e kryera ai mban vendin e 4-t si pretendent për fitore.