Frensi, Sindi dhe Ana tre artistet e vogla të “The Voice Kids 2” mbrëmjen e kaluar performuan plot ëmbëlsi në “Top Arena”.

Finalistet e edicionit të dytë të “The Voice Kids” hapën mbrëmjen me këngë shqip teksa e gjithë salla i ka brohoritur menjëherë pasi janë prezantuar në skenë.

Fillimisht, Frensi këndoi këngën “Këtu s’do Jem” (Kur të jesh mërzitur shumë) ndërsa Sindi dhe Ana bënë një duet energjik me këngën “Kur Perëndon Dielli”.

Yjet e “The Voice Kids” gjithashtu performuan të gjitha së bashku me “Keq e Zi” ndërkohë që u shoqëruan në piano nga Alban Male. Vokalet e tyre kanë emocionuar të gjithë të pranishmit si edhe publikun që i ndiqte me shumë dëshirë.

Në fund të pjesës së parë çapkënet Sindi dhe Ana e mbyllën ëmbëlsisht me baladën e tyre të preferuar, “Perfect” nga Ed Sheeran.