Fituesin e ‘The Voice Kids’ e pret një surprizë e mrekullueshme. Një udhëtim në Gardaland, parkun e dëfrimit më të famshëm në botë. Një fundjavë e gëzueshme e plot emocione për të gjithë familjen.
Ky finalizim perfekt i një gare të gjatë mundësohet nga Global Travel. Një pushim fantastik për të përmbyllur në mënyrën më të bukur aventurën e ‘The Voice Kids’.
E gjithë familja do të mund të shijojë magjinë e një morie argëtimesh dhe lojërash. Ëndërrimtarët e vegjël do të kenë mundësinë të shijojnë spektaklet e magjisë. Më të rriturit do të mund të provojnë veten në ‘sfidat’ dhe aventurat që ofron ky park nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Dëfrimi është i garantuar.