Shkrim i publikuar nga Gazeta Direkt
Ka përfunduar faza e parë e betejave në The Voice Kids Albania 2018, ku çdo konkurrent nga të katër ekipet kanë konkurruar midis tyre për të vazhduar garën. Një nga skuadrat më të fuqishme të këtij edicioni është ajo e Aleksandër dhe Renis Gjokës. Vivian Biagioni është vajza me një nga zërat më potentë dhe të veçantë të këtij viti. Bashkë me Anjezën dhe Kleansën, vajzat kanë interpretuar këngën “Attention” nga Charlie Puth. Kënga u nis nga Vivian, dhe u shoqërua përgjatë këngës me një kontroll të jashtëzakonshëm në gjithë komponentët e performancës: intonacion i saktë, timbri i Vivian si gjithmonë virtuoz, dhe një posturë e duhur në sinkron me mikrofonin, skenën, veshjen dhe performancën në tërësi. Fraza e fundit e këngës u mbyll po nga Vivian, duke i vënë kështu vulën një suksesi për këtë fazë kualifikimi. Kapitenët e ekipeve u dakordësuan në vendimmarrje, duke e cilësuar kështu Vivian të denjë për të vazhduar në fazën tjetër të rëndësishme, atë të Netëve “Live”. Një vajze plot karakter si Vivian, jo vetëm në atë që ajo shpreh në intervista por dhe si artiste në skenë, i takon ky sukses e më tepër! Meritë të veçantë kanë dhe dy zërat e mrekullueshëm të skenës shqiptare, Aleksandër dhe Renis Gjoka. Me punën e tyre, ata formojnë dita-ditës këta fëmijë, për t’i udhëzuar si duhet në rrugën e artit dhe muzikës. Suksese, Vivian!