Tashmë kanë nisur përgatitjet për talent shown “The Voice Kids” dhe një fakt i tillë është treguar më së miri përmes këngëtares Eneda Tarifa.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku tregon se është drejtuar pikërisht për në prova. Por këngëtarja e mirënjohur, e cila është pjesë e jurisë për këtë sezon ka treguar se nuk ka qenë vetëm në makinë. Tarifa ka qenë e shoqëruar nga vogëlushja e saj Aria, e cila duket mjaft e rritur./Gazeta Express/