Nis nata e dytë Live e ‘The Voice Kids’ që ka protagoniste Skuadrën Gjoka.

Spektakli u hap me një këngë të kënduar nga trajnerët Aleksandër dhe Renis Gjoka dhe artistet e skuadrës së tyre. Ata kënduan këngën ‘Kjo natë sa një jetë’ të shoqëruar nga orkestra e ‘The Voice’, e cila këtë natë është pozicionuar në qendër të skenës për t’iu përshtatur temës së natës së sotme që është muzika rock.

Spektakli sapo ka nisur dhe priten shumë surpriza deri në fund!

30 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)