Pak ditë pas lançimit të videoklipit zyrtar të “Mall”, me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision, Eugent Bushpepa rikthehet në “The Voice”, por këtë herë jo si Vocal Coach, por për të “tundur” skenën me zërin e tij.
Vitin e kaluar ai ishte asistent trajner i skuadrës së Besës në sezonin e 6-të të “The Voice of Albania” ndërsa këtë vit është ngjitur vetë në skenë për të performuar këngën “Mall” që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europia. Ku vlen për t’u përmendur se në sondazhet e kryera ai mban vendin e 4-t si pretendent për fitore.
31 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)