Xhaxha e nip, Aleksandër dhe Renis Gjoka bëhen pjesë e ekranit. Së shpejti ata do jenë pjesë e një spektakli talentesh për fëmijë, ku do të jenë në panelin e jurisë. Pas konfirmimit të Miriam Canit dhe Eneda Tarifës, ditën e sotme bëhet me dije se pjesë e trajnerëve të “The Voice Kids”, do të jenë edhe dy këngëtarët. “Ata përfaqësojnë dy breza të ndryshëm, por kanë në dispozicion një buton të vetëm! Do t’i duhet të marrin vendime të përbashkëta, e kjo nuk do të jetë gjithnjë e lehtë. Aleksandër e Renis Gjoka vijnë në “The Voice Kids” si trajnerë, thuhet në faqen zyrtare të “The Voice”. Aleksandër Gjoka, por edhe Renisi njihen për stilin e tyre të veçantë të të kënduarit dhe prania e tyre në këtë spektakël pritet të ngjallë interes.

sandri-696x391