‘Makthi’ i moderatorit Ledion Liço është bërë realitet para fillimit të spektaklit të kësaj të premteje, teksa 4 ‘çamarrokët’ kanë uzurpuar përsëri karriget e trajnerëve të ‘The Voice Kids’.
Në spotin që lajmëronte fillimin e Netëve Live ata u shfaqën teksa i kishin zënë vendet Miriamit, Enedës dhe Aleksandër e Renis Gjokës, por ndërsa ajo rezultoi të ishte vetëm një ëndërr e keqe për moderatorin e ‘The Voice’, kësaj here Dea, Isea dhe binjakët Venjamin dhe Brandon ishin ulur në karriget e trajnerëve në pritje të fillimit të spektaklit Live, duke refuzuar t’i lironin karriget.
E pas disa negociatash, ata janë njohur me sondazhin e kryer në Insta Story mes tyre dhe trajnerëve të mëdhenj, duke njohur rezultatin në favor të këtyre të fundit. Nga votat e ndjekësve rezultoi se trajnerët e preferuar të tyre ishin trajnerët e mëdhenj, të cilët e fituan sfidën me 64% kundrejt të vegjëlve me 36% të votave.
Në fund ka triumfuar demokracia, e deri në ‘zgjedhjet’ e ardhshme mbetet për t’u parë se si do të veprojnë 4 ‘trajnero-çamarrokët’.