Këngëtarja trajnere në “The Voice Kids” Miriam Cani, kërkon të largohet nga spektakli.
Kjo për shkak se ajo nuk i përballon dot emocionet teksa largon nga gara fëmijët e vegjël. Miriamit i është dashur të zgjedhë mes konkurentëve të vegjël të spektaklit, por në pamundësi për ta bërë këtë gjë, ajo ka kërkuar që të largohet ajo e fëmijët të qëndrojnë.
“A mund të skualifikohem unë dhe të tre të vazhdojnë garën?- është shprehur Miriami.
Ndërkohë që edhe prezantuesi i programit Ledion Liço miratoi vështirësinë e saj për të zgjedhur njërin nga këngëtarët e vegjël.