Ditët kalojnë e pavarësisht se duket sikur ka ende kohë deri në fillimin e spektaklit të ‘The Voice Kids’, produksioni prej kohësh ka filluar nga puna. Ndjekësit e këtij Talent Show kanë pasur mundësinë të ndjekin hap pas hapi fazat përgatitore nëpërmjet mediave sociale, duke qenë të pranishëm dhe interaktivë me format që këto media ofrojnë.
Shumë interes ka pasur edhe për paraqitjen e disa ditëve më parë të trajnerëve, pranë studiove të Top Channel, ku binte në sy harmonia dhe mirëkuptimi mes tyre.
Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër dhe Renis Gjoka u mblodhën për herë të parë së bashku nën dritat e setit fotografik dhe të xhirimeve për ‘The Voice Kids’. Trajnerët tanë të rinj premtojnë një edicion mjaft interesant. Sfida që ata kanë ndërmarrë me njëri-tjetrin për të qenë udhërrëfyesit e Talent Show-t për fëmijë më të ndjekur në vend, por edhe përkushtimi që fëmijët kërkojnë, bën që ata ta presin me emocion këtë aventurë.
Burimi Faqja zyrtare e The Voice Kids