Shkrim publikuar nga Indeks Online

Një nga talent show-t më të ndjekur dhe më të pëlqyer shqiptar është edhe “The Voice of Kids”, ku fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare sfidojnë vetën në këndim.

Sonte do të jetë nata e betejave, ku ata që u zgjodhën të vazhdojnë garën do të jetë konkurrentë të njëri-tjetrit.

Këtë vit pjesë e kësaj gare, por si anëtare e jurisë është edhe këngëtarja Eneda Tarifa. Ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram një fotografi ku duket tejet me stil, ndërsa ka shkruar që tashmë janë gati për betejat e sontme./Indeksonline/