Top Channel mesa duket nuk është menduar shumë gjatë për rinovimin e një sezoni të tretë për versionin për fëmijë të “The Voice” duke treguar se edicioni i dytë që përfundoi të Premten në mbrëmje, ka qenë mjaft i suksesshëm.
Disa orë pas përfundimit të The Voice Kids 2, Top Channel ka hapur aplikimet për The Voice Kids 3, duke prezantuar gjithashtu edhe imazhin e ri që do ketë edicioni i ardhshëm.
Aplikimi ka startuar tashmë dhe TCH fton të gjithë fëmijët nga mosha 6-14 vjeç të aplikojnë në faqen e dedikuar https://thevoice.top-channel.tv/ nën mbikqyrjen e prindit.
Ndërkohë që mbetet vera për të zbuluar datat e audicioneve të The Voice Kids 3./IMA/